Mamia ndërroi jetë një javë pas aksidentit, arratiset nga spitali shoferi i BMW-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2020, 21:19
Para një javë në Sarandë u regjistruar njëaksident i frikshëm ku mamia Adelina Rizvani mbeti e plagosur rëndë ndërsashoferi i ambulancës dhe shoferi i makinës BMW X5 ja hodhën paq.
Për shoferin e ambulancës Aleko Kajo u dha masa e arrestit me burg pasi ishte pikërisht ai që kishte hyrë kundravajtje, ndërsa drejtuesi i X5-ës, Kosta Kaca, u la në hetim në gjendje të lirë.
24-vjeçari ndodhej në spital në Tiranë ku po merrte trajtim nga lëndimet që kishte pësuar, por pas marrjes së informacionit se mamia kishte ndërruar jetë, është arratisur nga spitali.