Koka: Ambasadorët të emocionuar nga sharmi i batutave të Ramës, po përdor mekanizmin që përdori në vitin 2017
Iftuar në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ambasadori Soreca ishte mëi drejtpërdrejtë se sa ambasadorja Yuri Kim në deklaratat e saj.
Kokatha se në raport me Bashën kanë reaguar duke i lënë topin në fushë, por kurvjen puna te Rama ia lënë nderit të shqiptarëve.
Bledian Koka: Soreca ka qenë më i drejtpërdrejtë ditën e sotme se sa Yuri Kim, edhe pse marrëveshja është firmosur në rezidencën amerikane. Kim thotë se nuk e ka firmosur atë marrëveshje. Ata kur ka qenë puna për t'i hedhur topin në fushën e Bashës, atëherë kanë pasur qimen në gjuhë, por kur vjen puna të Rama, ka gjithmonë një rrotullim gjuhe, ose ia lënë në derë shqiptarëve. Se çfarë nderi ka Rama në raport me marrëveshjet ne e kemi parë. Gjithë marrëveshja që është draftuar me ndërhyrjen e amerikanëve, është hedhur në koshin e plehrave. Por sot duket se strategjia e Ramës ka shkuar pak për dreq pasi EPP, që është një nga organizmat të vendimmarrjes kryesorë të asaj që duam ne, anëtarësimit në BE. Ndoshta duhet të presim edhe një reagim nga zonja Yuri Kim, që me marrëveshjet e miratuara edhe me bekimin e SHBA-ve, nuk mund të luhet.
PërKokën Rama është mësuar që t'i përdorë njerëzit dhe prishjen e marrëveshjes së5 qershorit ia do t'ia lërë në dorë Gjiknurit.
Bledian Koka: Rama është mësuar që t'i përdorinjerëzit, ashtu sikurse përdori Donika Prelën që mbylli dosjet që shqetësonin mazhorancësdhe në fund iu fut shqelmi dhe nuk është më në drejtësi. I njëjti fat do ta pësojnëedhe Gjiknuri dhe Ulsi Manja që po përdoren nga Rama. Ky kryeministër i keqpërdornjerëzit edhe më kosto të ndërkombëtarët, sepse Gjiknuri ka halle edhe medosjen 184. Ashtu sikurse nuk ka dhënë llogari për koncesionet e se ia ka dhënëBeqajt, ashtu sikurse inceratorët i ka dhënë përgjegjësinë Ahmetajt, edhe përprishjen e marrëveshjes së 5 qershorit do t'ia lërë Gjiknurit.
Kokashtoi se Rama po përdor të njëjtin mekanizëm që përdori në vitin 2017 kundrejtopozitës në raport me koalicionet.
Bledian Koka: Rama tentoi që të luaj me blofin,do ta miratonte marrëveshjen me 3 tetor dhe do ia dërgonte Metës. Ky i funditdo t'ia kthente dhe pastaj me 25 tetor do të kalonte me heshtje. Jemi brendaafateve 6-mujore për ndryshimet për kodin zgjedhor. Unë besoj se Rama nëheshtje të ambasadorëve, në mos të blerë, janë të emocionuar nga sharmi ibatutave të Ramës. Rama arrin dhe bën ndryshime kushtetuese duke shfrytëzuarafatin 10-vjeçar që parashikon kushtetuta, dhe këtë e bëri duke përdorumekanizmat e tij, si Rudina Hajdari dhe shoqet e saj në parlament. Shyqyr që ukuptua nga ndërkombëtarët që të rishikohet çështja. Unë mendoj se do të ketë njëmarrëveshje që Rama do të pranojë çdo gjë, por ama nuk do të pranojë asgjë përheqjen e koalicionet. Me të njëjtin mekanizëm që përdori kundër opozitën në vitin2017, po vepron edhe sot.
IntervistoiBeti Njuma, përgatiti A. Kurti