Naftëtarët e Ballshit në grevë urie brenda uzinës

Për herë dytë brenda një viti, naftëtarët e ballshit kanë nisur grevë urie për të kërkuar pagat e parapambetura dhe rinisjen e punës në Rafineri. Aktin ekstreme thonë se u detyruan ta marrin pas asaj që e cilësojnë indiferencë tallëse e instiucioneve përballë shqetësimeve.  Por ndryshe nga shkurti, kur dolën me 3 rroga të prapambetura, këtë herë thonë se nuk ka më kthim pas pa zgjidhjen përfundimtare.

Ora 11:19 - Naftëtarët hyjnë në grevë urie brenda ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës.

Pas mbledhjes, naftëtarët u futën në grevë urie brenda ambienteve të qendrës shëndetësore në uzinë.

Mësohet se aktualisht 10 prej tyre janë në grevë.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, tha se indiferenca e zyrtarëve ka qenë tallëse edhe pse ata realizuan grevën e parë të urisë dhe protestuan disa herë.

Sokol Dautaj: ''Duke menduar që gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë, prej muajit janar ne jemi përpjekur me të gjitha format, dhe me grevën e parë të urisë, me gjithë protesat, indiferenca e tyre është tallëse. Nuk u kushton gjë atyre që të zbresin shkallët nga ministria, dhe të japin zgjidhje.

Naftëtarët në grevë urie

AIitha se janë bërë të ditura dy opsione për zgjidhjen e problemit të tyre.

Dautaj tha se fytja në grevë është akti më ekstrem, pasi naftëtarët kërkojnë bukën e fëmijëve.

Sokol Dautaj: ''Ne i kemi dhënë dy opsionet tona. Le të fillojë puna në rafineri me njerëzit e duhur që pas 6 muajsh ne mos të gjendemi sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria, ne disponojmë vneidmin e gjyqit që është i formës së prerë, kërkojmë lekët, bukën e fëmijëve. Nuk kërkojmë të bëjmë politikë me grevën e urisë, është akti më ekstrem, nuk dimë çfarë të bëjmë e të kërkojmë. Këtu ka vetëm mashtrim.''

Greva e kaluar ka zgjatur rreth 12 ditë dhe naftëtarët morën vetëm 3 paga minimale.  

Ora 10:57 - Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë para uzinës.

Kreu i sinidikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj,tha në fjalëne  tij se është menduar tëshkohet në një grevë urie, dhe nëse realizohet do jetë i pari që do e bëjë këtëgjë.

Ai tha se edhe pse shkuan në Tiranë për njëzgjdhje, zyrtarët u tallën me to.

Dautaj u kërkoi naftëtarëve që mos të bienviktimë e dikujt që duan të bëjnë show me jetën e tyre.

Sokol Dautaj: ''Kemi menduar të kalojmë në grevë urie . Ne shkuam edhe në Tiranë për një zgjidhje  dhe na tallen. Kemi vendime gjyqesh  për pagat e prapambetura qe ende nuk jane zbatuar. Ku janë lekët dhe ku është kopja e kontratës. Mos të biem viktimë e dikujt që duan të bëjnë shoë me jetën tonë.

Naftëtarët e Ballshit në protestë para uzinës

I pari në grevë do hyj vetë, duke pritur një përgjigje se ka negociuar ai me shefat e do vijë sot.  Ku i ka lekët që premtoi? Se tha nuk do hyjë askush brenda pa kaluar lekët. Rrugë e tjera janë të konsumuara. Nuk duan grevë urie ata. Ne duhet të jemi të gjithë këtu, Fieri dhe Ballshi.''

Janë rreth 900 punonjës të rafinerisë së naftësnë Fier që kanë paga të prapambetura, ndërsa prej vjeshtës së kaluar kërkojnërinisjen e punës në Uzinë me garancinë e shtetit.

https://youtu.be/MHot93KP8e8