Rama: Në administratë ka drejtues që janë të papërgjegjshëm, njerëzit të bëjnë durim
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën esotme një takim me strukturat e partisë në Vlorën dhe drejtuesit einstitucioneve, takim i cili ka filluar në orën 15:30 dhe ka përfunduar rrethorës 19:30.
Ai është pyetur se si e vlerëson punën e drejtorëvedhe nëse do të ketë largime.
Rama: Ne kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërsi me revolucionin digital. Pra janë milion vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që merreshin duke u sorollatur. Por nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë që ankohen për administratën. Kështu që është një kantier i madh që vazhdon punën dhe pjesë e këtij problemi janë drejtues që nuk sillen në mënyrë të përgjegjshme. Kjo është një luftë e vazhdueshme, por njerëzit duhet të bëjnë durim.
Është shumë e vështirë që të konstatosh, por është shumë e vështirë të veprosh kur konstaton.
Ne nuk jemi kursyer në goditje të personave që na kanë turpëruar në punën e tyre, është një luftë që vazhdon, por kërkon kohën e vet,.