"Boom" vëzhgim në supermarketet e Tiranës/ Ja si injorohen masat anti-Covid

Teksa rastet e reja të infektimeve shtohen çdo ditë dhe çdo 24 orë nuk mungojnë as viktimat, qytetarët i injorojnë masat anti-Covid.

Kjo ishte tema e mbrëmjes në emisionin "Boom" në RTV Ora.

Edhe pse që prej muajit korrik është në fuqi një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë që detyron përdorimin e maskës në ambjente të mbyllura, sërish ka qytetarë që nuk e respektojnë.

Kamera e "BOOM" bëri një vëzhgim në disa prej supermarketeve të kryeqytetit për të parë sa respektohet mbajtja e maskave nga vetë stafi dhe rezultati është i ngjashëm me pjesën kryesore të vendit: injorim i urdhërit.

Në korrik Ministria e Shendetësisë dhe Mirëqënies Sociale nxorri urdhërin Nr-425 , ku miratohej udhëzimi I ISHP “Mbi përdorimin e barrierave mbrojtëse, maskave në ambiente të mbyllura publike dhe tregëtare”.

Me ambient të mbyllur nënkuptohet: Një ambient qe ka tavan ose çati, dyer, dritare, ose rrugëkalime që mund të jenë të hapura ose të mbyllura dhe është i kufizuar plotësisht me mure dhe çdo lloj materiali tjetër të përhershëm ose të përkohehsëm.

Ambiente të mbyllura jo publike dhe tregetare ku është e detyrueshme mbajtja e barrierës mbrojtëse , maskës përfshijnë :

Të gjitha ambienbtet e mbyllura

-Të gjithë administratën publike dhe jopublke

-Transporti publik

-Zyra , banka, farmaci

-Të gjitha qëndrat tregëtare, dyqanet

-Të gjitha supermarketet, tregjet dhe njësitë e shërbimit