Basha me mjekët: Të paraqesim ekspertizë që qeveria të zgjohet nga narkoza e indiferencës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ekpertë të shëndetësisë në selinë blu.

Gjatëkonferencës për mediat, Basha u kërkoi mjekëve të paraqesin një ekspertizë përproblematikat e hasura, për të zgjuar sipas tij, qeverinë nga narkoza e thellëe indiferencës.

Lulzim Basha: ''Dua t'iu kërkoj që e gjitha ekspertiza dhe të gjitha konstatimet që kemi bërë gjatë gjithës kësaj kohe, por edhe sot, ë përfundojnë me një dokument konçiz pune, pra një plan veprimi që do ia parqesim edhe ne si opozitë. Padiskutim që duhet bërë, për t'i zgjuar nga narkoza e thellë e indiferencës ku ka rënë i pari i qeverisë, ministerja e shëndetësisë. Por, mbi të gjitha për t'i shkundur sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish.''

Në këto momente, çdo orë që humbet me propagandë, me llafe boshe, me premtime të pambajtura, me para që nuk shkojnë te shëndetësia, për të paguar mjekët, për të blerë ilaçet e duhura, për të blerë aparatet e duhura, çdo9 minutë që humbet na kushton jetë njerëzish.