Gjirokastër, një nxënës i klasës së 5-të me Covid-19, ndërpritet mësimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2020, 17:05
Një nxënës në klasën e 5-të në shkollën "Koto Hoxhi në Gjirokastërrezulton pozitiv me Covid.
Fëmija është infektuar nga nëna punonjëse në fasoneri.
Në këtë biznes pak ditë më parë në u konfirmuan pozitiv 15 punonjës.
Në shkollën "Koto Hoxhi" është numri më i lartë i nxënësve në Bashkinëe Gjirokastrës.
Ndërkohë, janë marrë tamponë për të gjithë klasën dhe mësuesit.
Po ashtu, është ndërprerë mësimi në klasën e 5-të të shkollës "KotoHoxhi" dhe në gjimnazin "Siri Shapllo".
Sipas burimeve janë dy nxënës të infektuar, një në klasën e 10-të dhe një tjetër në të 12-tën, si dhe një mësues.
Janë rreth 1000 nxënës që mësojnë në këtë shkollë.