Samiti iranian, Presidentja e MEK: Regjimi duhet ndëshkuar me bojkot gjithëpërfshirës
Senatorë amerikanë nga të dy partitë dhe anëtarë tëKongresit amerikan, europarlamentarë, përfaqësuestë lartë Shqipëria dhe Lindja e Mesme, morën pjesë në Samitin Trans-Atlantikmbi Politikën ndaj Iranit zhvilluar në vigjilie të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Politikat ndaj Iranit, dhe rikthimi i gjashtë rezolutave tëmëparshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të cilat do tëhyjnë në fuqi duke nisur nga 19 shtatori, u bënë pjesë e rëndësishme ediskutimit.
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës sëIranit theksoi se Populli do që ky regjim të ndëshkohet nga një bojkotgjithpërfshirës.
"Mbijetesa eregjimit është e varur nga vrasjet dhe shtypja. Nëse Khamenei do t'i ndalteekzekutimet, ai do ta humbte kontrollin e situatës. Regjimi klerikal është nëluftë me popullin e Iranit dhe me komunitetin botëror. Është gabim të mendohet se një reduktim isanksioneve ndërkombëtare do të rezultojë në braktisjen e sjelljes luftarakenga regjimi. Është ironik fakti se terrorizmi i regjimit iranian e ka bastisurEuropën pikërisht nën rrethanat e krijuara nga JCPOA.”
Ndërsa Rudy Giuliani, ish-Kryetar i Bashkisë së New Yorktheksoi se çdo shenjë që jep regjimi tregon se ai mezi po qëndron më këmbë.
Tre gjëra duhet tëkenë përparësi:
• vuajtja e popullitiranian dhe dëshira e tij për ndryshim. Boll e kanë duruar këtë regjim.
• Moslejimi iregjimit që të ndërtojë një armë bërthamore. Këtij regjimi nuk duhet t’ibesohen armë bërthamore.
• Duhet të marrinfund ndërhyrjet dhe veprimtaritë terroriste të regjimit në rajon e në botë.Terrorizmi dhe paqja nuk shkojnë bashkë. Marrëveshjet me njerëzit qësponsorizojnë terrorizmin janë marrëveshje vetëm me fjalë.
Gjenerali James Jones, këshilltari i parë për Sigurinë Kombëtarei Presidentit Barack Obama dhe ish- Komandant Suprem i Aleancës, për Europën,foli gjithashtu në këtë event.
“Duhet të ketë më shumë izolim të liderëve tëIranit. Ata nuk duhet të mirëpriten në vendet që mbështesin lirinë dhedemokracinë. Duhet ta mbështesim popullin iranian. Duhet ta mbështesim NCRI-nëdhe popullin e Iranit. Janë ata që do ta rrëzojnë regjimin. Ata do të hapin njëepokë të re në historinë e Iranit.”
Ndërsa Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë, tha nëfjalimin e ti se MEK dhe Zonja Rajavi janë një alternativë për paqen mesLindjes dhe Perëndimit.
"Mbijetesa e tyre sjell shpresë jo vetëm për njerëzitnë Iran, por edhe për marrëdhënien mes Lindjes dhe Perëndimit.”
Në deklaratën për mediat mbi këtë samit thuhet se Pjesëmarrësitbënë thirrje për drejtësi për 30,000 të burgosurit politikë të masakruar nëIran, shumica aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit(PMOI/MEK), që u vranë në verën e 1988-ës.