Roma "pushtohet" nga skuterat
Me mijëra skuter elektrikë po mbushin rrugët mekalldrëm të Romës, ndërsa njerëzit kërkojnë alternative për të shmangur transportinpublik, për shkak të pandemisë. Për të inkurajuar lëvizjen me këto mjete,autoritetet italiane kanë licensuar 8 kompani për të operuar me rreth 6 mijëskuter, ndërsa pritet të shtohen edhe mijëra të tjerë.
Kryebashkiaku Virginia Raggi ka inkurajuar lëvizjenme mjetet elektrike në kryeqytetin italian, ku autobusët herë pas here marrinflakë për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe stacionet e metrosë mbyllen memuaj për shkak të prishjes së shkallëve lëvizëse
Shumë banorë kanë filluar të përdorin skuterët përtë shkuar në punë ndërsa turistët I shfrytëzojnë për shëtitje nga Koloseu, nëVatikan, në urat e lumit Tiber.
Shpejtësia më të cilën lëvizin këto mjete nuk mundtë shkojë më shumë se 25 km/h në rrugë. Mosha minimale për përdorimin e tyre është 14 vjeç, por përdoruesit nën 18 vjeç duhet të mbajnë patjetër kaskë.
Por, pavërësisht lehtësisë që krijojnë disa banorëshprehen se mund të jenë po aq të rrezikshme në duar të gabuara.
"A kontrollon ndokush nëse ata kanë marrë një leje drejtimi? Sepse nganjëherë ata e vënë jetën e tyre në rrezik dhe si pasojë edhe ne," tha Carmen Golia, një nga banorët.
Policia tha se në muajin korrik kishte vendosurgjoba deri në 400 euro për më shumë se 150 përdorues.
Mjetet mund të lokalizohen nëpërmjet një aplikacioninë smartphone, ku përdoruesi lokalizon skuterin më të afërt dhe klientifaturohet automatikisht, zakonisht sipas distancës së drejtuar. Numri iskuterëve pritet të rritet në rreth 16,000 në muajt e ardhshëm.