Erdogan padit gazetën greke për fyerje të rëndë të shtetit turk
PresidentiReçep Taip Erdoan ka udhëzuar avokatët e tij të ngrenë padi penale ndajredaktorëve dhe gazetarit të një gazete greke me movitin "për fyerje të rëndëtë kreut të shtetit turk".
Kallëzimiu provokua të premten e kaluar, kur e përditshmja "Dimokratia", për tëdenoncuar qëndrimet e Erdoanit rreth konfliktit për territoret greke nëMesdheun Lindor, hapi faqen e parë me një foto të liderit turk dhe përbri tijkryetitullin ofendues në turqisht dhe në anglisht.
Ministriagreke e Punëve të Jashtme e dënoi gjatë fundjavës veprimin e gazetarëve dhetheksoi se megjithëse Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, Greqia nukpajtohet me fyerjen e asnjë personaliteti apo individi, për më tepër një udhëheqësitë huaj.
Pornë kallëzimin e vet në prokurorinë e Ankarasë, pala turke pretendon se objektiviishte më i gjerë sesa vetë presidenti Erdoan.
"Shprehjet e përdorura në gazetën greke kundër Presidentit tonë janë një nga shfaqjet më të shëmtuara të një kolapsi dramatik të moralit. Kur sheh heshtjen e publikut grek, kuptohet që ky degradim nuk është i veçuar. Akti i neveritshëm nuk merr në shënjestër vetëm figurën e Presidentit, por njëherësh interesat e Kombit tonë, të cilat ai i mbron me vendosmëri në Mesdheun Lindor dhe në Detin Egje.”
Turqiadhe Greqia si dy vende aleate të NATO-s vijojnë përplasjet për rajonin lindor tëMesdheut.
Paseksplorimit të njëanshëm të territorit për hidrokarbure për disa javë, javën ekaluar Turqia tërhoqi anijen e vet për të treguar se kërkon gjejë zgjidhjediplomatike për mosmarrëveshjem.
Ngaana tjetër, Ankaraja shtyu deri më 18 tetor operacionet e kërkimit për një tjetëranije turke afër zonës ekskluzive ekonomike të Qipros.
Kryediplomatiqipriot të hënën kërkoi një qasje më të unifikuar të politikës së jashtmeeuropiane për sa i përket hapave diplomatikë dhe sanksioneve ndaj Turqisë.
"Duhet të jemi konsistentë me reagimin ndaj çdo shkeljeje të vlerave dhe parimeve tona bazale. Nuk besoj realisht se ka ndonjë ngërç në diplomacinë tonë."
Konfliktinë Mesdheun Lindor dhe sanksionet e mundshme ndaj Ankarasë pritet të trajtohengjerësisht të enjten dhe të premten në takimin e liderëve të BashkimitEuropian.