Covidi nxit shfrytëzimin e fëmijëve
Shfrytëzimi i fëmijëve të mitur për punë dhe trafikimi i tyreështë shqetësimi më i madh në kryeqytetin Indian, Delhi. Laureati i Nobelit përpaqe në 2014 ngre alarmin se situata e pandmeisë mund të shkaktojë një rritjetë rasteve të shfrytëzimit të të miturve, që sipas UNICEF përllogariten te jenërreth 10 milionë.
Kjo është një pamje ezakonshme në rrugët e Delhit, ku shihen fëmijë të mitur që vrapojnë mes vapës nëstacionet hekurudhore lokale, për të mbledhur shishe plastike nga magazinat dhepër t’i shitur për skrap.
Shpesh ata i sheh dukembajtur thasë të mëdhenj me veshje mbi kokat e tyre, duke demonstruar atë që ështëpjesa më e errët e kryeqytetit indian.
Për më shumë se 4dekada, laureati i Nobelit për paqe në 2014, Kailash Satyarthi ka shpëtuar memijëra minorenë nga murtaja e skllavërisë dhe trafikimit, por tani ai ka frikëse po përballet me një betejë më të ashpër, pasi shqetësohet se pandemia ekoronavirusit mund të shkaktojë një rritje të rasteve të shfrytëzimit tëfëmijëve.
"Kërcënimi më imadh është që miliona fëmijë mund të bien përsëri në skllavëri, trafikim, tëshfrytëzohen në punë, apo në martesa të parakohshme" tha Satyarthi.
Ndërsa pandemiavazhdon të trondisë ekonominë indiane, duke lënë miliona njerëz në varfëri,familjet janë nën presion të madh për t'i detyruar fëmijët e tyre të lënë shollëndhe të punojnë për mbijetesë.
Aktivisti i tëdrejtave të fëmijëve ngre shqetësimin se numri i rasteve të abuzimit seksual tëfëmijëve ose shfrytëzimi për prodhime të materialeve pornografike pothuajse ështëdyfishuar në këtë përiudhë.
Sipas të dhënave nga agjenciae fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, numri i fëmijëve që punojnë nëIndi-nën moshën nëntë vjeçare - është 10.1 milionë.