Debati për Gjykatën e Lartë, demokratët akuzojnë republikanët se po abuzojnë me pushtetin
Kandidatipër president i Amerikës, Xho Bajden, deklaron se kreu aktual i shtetit, DonaldTrump, do abuzonte me pushtetin nëse do zgjidhte anëtarin e ri të Gjykatës sëLartë. Posti ka mbetur i lirë nga java e kaluar dhe republikanët kërkojnë taplotësojnë sa më shpejt.
Një vend vakant në Gjykatën e Lartë amerikanepo përplas palët politike që pretendojnë secila se kanë të drejtën ta plotësojnëmë kandidatët e tyre, por në kohë të ndryshme.
Presidenti Donald Trump ka thënë se ai do taemërojë pa vonesë pasardhësin e Ruth Beidër Ginsbërg, pas nga jeta të87-vjeçares fundjavën e kaluar.
Edhe pse gjyqtarët e lartë janë në parimpolitikisht të pavarur në vendimmarrjet e tyre, Partia Republikane epresidentit me emërimin e ri do të siguronte shumicën, 6 nga 9 anëtarët, e cilado të interpretonte ligjet e vendit me prirje më konservatore për dekada meradhë.
Demokrati Xho Bajden, rivali i presidentit nëzgjedhjet e 3 nëntorit, deklaroi të dielën se çështja e Gjykatës duhet tështyhet deri në zgjedhjen e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo mësohet se ishte edhe dëshira e fundit egjyqtares së ndjerë, Ginsbërg.
"Tani është momenti të dëgjojmë zërin evotuesve dhe besoj se ata do e bëjnë të qartë se nuk e pranojnë një abuzim tëtillë pushteti. Nëse Donald Trampi fiton zgjedhjet, atëherë Senati duhet të bëjëpërzgjedhjen dhe të peshojë drejt kandidatët. Por nëse unë fitoj, kandidati ipresidentit Trump duhet të tërhiqet. Do të jem unë ai që do emërojë pasardhaësine gjytares Ginsbërg."
Një sondazh i fundit nxori se 62 për qind eamerikanëve të intervistuar së fundmi mendojnë se anëtari i ri i Gjykatës sëLartë duhet të emërohet pas zgjedhjeve presidenciale.
Demokratët i kanë bërë thirrje senatorëve tëkrahut rival që të mos votojnë kandidatët e presidentit Tramp.
Gjatë një tubimi ditën e shtunë, ky i fundittha se pasardhësja që ai ka ndër mend do jetë po grua.
Burimet mediatike raportojnë se në listën epresidentit janë 52-vjeçarja Barbara Lagoa, një amerikane nga Kuba e cila vitine kaluar u emërua nga Tramp në Gjykatën e Apelit, dhe 47-vjeçare, Emi KoniBaret, po ashtu e mbështetur nga presidenti në 2017-n.
Baret ka bindje katolike dhe për të ështëdebatuar më parë se nëse zgjidhet nga republikanët do të jetë më e ashpra përsa i përket idesë kundër legalizimit të abortit në vend.