Rama "fshesë" drejtuesve të qarqeve të dështuar
Pas grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve.
Burime nga mbledhja e shtabit elektoral bëjnë me dije se pasidrejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre përsa i përket problematikavetë qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve,Rama u ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin etyre qytetarëve.
Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesi të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre.
Kryeministri, mësohet t’u ketë thënë që nuk do tëlejohet më arroganca e këtyre personave ndaj qytetarëve, dhe se ata që nuk kanëpërformancë të mirë duhet të zëvendësohen.
Ora 17:52 - Përfundon mbledhja
Pas rreth dy orësh, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me shtabin elektoral të Partisë Socialiste.
Ora 16:00 - Nis mbledhja në selinë e Partisë Socialiste
Rama kërkon një mandat të tretë por ka shpërndarëdetyra edhe në mbledhje të tjera të përjavshme të shtabit elekoral, që të shkojnënë bazë, të gjejnë problematikat dhe të analizojnë në selinë e PS të gjitha projeksionet se çfarë pobëhet me qytetarët.
Cilatjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Një tjetër pikë që pritet të analizohetsot ka të bëjë me dhe me strukturat e Partisë Socialiste në qarqet mëprobmelatike. Ngambledhjet e kaluara, qarqet më problematike kanë dalë qarqet e veriut.
Një tjetër detyrë që i'u është dhënë javën e shkuar drejtuesve politike për t'ia dorëzuar sot kryeministrit Rama, ka të bëjë me strategjinë e kundërshtarëve politikë.
Ramaka kërkuar që të shikojnë strtegjinë e PD dhe partive opozitare në lidhje mezgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill.
Ndiqni raportimin e gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi.