SHBA në ndihmë të punës së KLSH/ Asistencën në luftën kundër korrupsionit

Ditën e sotme në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit u zhvillua takimi i përbashkët midis kryetarit të KLSH, Arben Shehu dhe përfaqësuesit të OPDAT, Constantine V. Soupios.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit në asistencën në luftën kundër korrupsionit në bashkëpunim me strukturën e përbashkët anti-korrupsion.

Lufta kundër korrupsionit është lufta e gjithsecilit, prandaj iu dha rëndësi komunikimit të vazhdueshëm midis institucioneve si KLSH, Prokurori e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të bashkëveprimit në luftën kundër korrupsioni.

Nga ana e përfaqësuesit të OPDAT u shpreh vullneti për t’u asistuar KLSH në kuadrin e rritjes së profesionalizimit nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta.

Kryetari i Kontrolli i Lartë të Shtetit, Z. Arben Shehu shprehu mirënjohjen për asistencën e vazhdueshme të SHBA në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe ndihmesën në luftën kundër korrupsionit.

Po kështu, zoti Shehu shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me zyrën e OPDAT duke krijuar ura komunikimi mes gjithë institucioneve që janë në frontin kryesor në luftën kundër korrupsionit.