Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampet në Siri, Lleshaj vizitë në Liban

Shteti shqiptar i kërkon ndihmë qeverisë së Libanit për çështjene fëmijëve që kanë mbetur në zonat e luftës në Siri.

Pas protestave të familjarëve dhe shoqërisë civile qëkërkuan kthimin e të vegjëlve të mbetur në zonat e luftës, ministri i brendshëmSandër Lleshaj, sipas medieve libaneze. ka shkuar vetë për të takuar këtë tëhënë homologun e tij, Mohammad Fahmi.

Ndonëse nga ministria e brendshme në Tiranë nuk konfirmohet vizita, sipas medieve të huaja, Lleshaj është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Gjatë diskutimeve mes dy ministrave, sipas agjencisë sëlajmeve libaneze, fokus i diskutimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në njoftimin e tyre mediat përmendin edhe solidaritetin eShqipërisë pas shpërthimit të 4 gushtit në portin e Bejrutit.

Të dhëna të tjera priten të zbardhen nga takimi dypalësh, nëse do të ketë ndonjë hap konkret nga Libani për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampet e Sirisë.

Aktualisht në zonat e luftës janë rreth 50 fëmijë që kanëmbetur të izoluar. Ata janë larguar së bashku me familjarët e tyre që janënisur për të luftuar, por pas humbjes së prindërve, shumë prej tyre kanë mbeturvetëm.

Kosova ka riatdhesuar më shumë se 100 persona që ndodheshin në zonat e luftës, ndërsa Shqipëria, ende nuk e ka ndërmarrë nismën për riatdhesimin e tyre.

Ministri Lleshaj ishte në Bejrut edhe nëntorin e shkuar ku ndoqi nga afër operacionin e shpëtimit dhe dërgimit të Afrim Berishës drejt Italisë.