Armëmbajtje pa leje, ashpërsimi i ligjit nuk funksionoi

Vendi ështëtronditur në pak ditë nga disa ngjarje kriminale. Ajo që vihet re është seautorët kanë qenë të gjithë të armatosur, ndonëse policia njofton çdo ditë përkontrolle dhe aksione.  Ashpërsimet ekodit penal për armëmbajtje pa leje siç duket nuk i kanë frikësuar qytetarët,pasi këtë vit janë konstatuar rreth 470 raste, shifra të njëjta me vitin eshkuar.

Situate e krijuar nga pandemia apo ashpërsimet ekodit penal nuk i kanë ndaluar qytetarët të qarkullojnë lehtësisht me armëzjarri pa leje në rrugët e vendit.

Gjatë këtij viti janë kryer 40 vrasje dhe dhjetëraplagosje, shumica prej të cilave janë kryer me armë pa leje.

Policia ka konstatuar 468 raste të armëmbajtjes paleje, shifra pothuajse të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ku u kapën 486persona.

Vetëm gjatë muajve të pandemisë u kapën 104 persona,por rritje e konsiderueshme u lëvizjes së qytetarëve me armë pa lejë uregjistrua pas heqjes së kufizimeve.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën erendit, pasi sipas tyre autoritetet ligj-zbatuese duhet të angazhohen më shumënë rolin parandalues.

"Policiashkon në fund kur mbaron puna."

"Ndërhyrjae tyre nuk ka rezultat."

"Këtunuk ka dashuri për njeriun."

Rrija e agresivitetit të qytetarëve sidomos gjatëjavës së fundit , sipas psikologëve ka ndikuar dhe situata e krijuar ngapandemia.

"Kaqytetarë që prej mbylljes janë ndier të ngarkuar dhe shpërthejnë me ngacmimin eparë."

Konfliktet që kanë patur pikënisje shprehjen “pse mësheh” janë kthyer në shqetësim për rendin dhe sigurinë.

Nga ngjarjet kriminale, vetëm javën që lamë pashumbën jetën 5 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.