Policia në gjurmët e makinës nga ku shpërtheu makina e Preng Gjinit

Policiaka identifikuar një automjet që dyshohet se është i autorëve që vendosëntritolin në automjetin që udhëtonte Preng Gjini, ngjarje e cila tronditikryeqytetin pranë urës së Selitës. Hetuesit kanë identifikuar tre automjete ndërsanjë prej tyre ka rezultuar pa pronar dhe ka dyshime të jetë i autorëve. Grupihetimor është përqendruar tek pamjet filmike që kanë marrë nga kamerat eqytetit dhe bizneset private.

Policia dhe prokuroria kanë arritur të identifikojnënjë automjet që dyshohet se është i autorëve që vendosën eksplozivin nëautomjetin që udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Fillimisht janë konstatuar 3 makina të dyshuara, por dy prej tyre janë identifikuar pronarët dhe nuk është gjetur lidhja me atentatin.

Hetuesit janë duke kryer kërkime për automjetin etretë, pasi nga verifikimi paraprak ka rezultuar se automjeti është iparegjistruar.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime qëautorët të kenë udhëtuar me këtë automjet, për vendosjen e lëndës shpërthyesesi dhe për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka marrë në dispozicion gjithashtukamerat e sigurisë së zonës, por ende nuk ka rezultate konkrete përidentifikimin e autorëve.

Preng Gjini mbeti i plagosur mbrëmjen e 15shtatorit, pranë urës së Selitës, ndërsa ndodhet ende i shtruar në Spital përshkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.

Gjendja shëndetësore sipas bluzave të bardhaparaqitet e stabilizuar, teksa pak ditë më parë ka dhënë dhe deklarimetparaprake para oficerëve të policisë.

50-vjeçari aktualisht po merr kurim në një spitalprivat, pas mjekimeve dhe ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua tekspitali i traumës.

Është shprehur para hetuesve se nuk ka hasmëri dhenuk ruhej gjatë lëvizjeve që kryente në kryeqytet.

Atentati ndaj Preng Gjinit tëmartën mbrëma është referuar në prokurori për veprat penale tentativë vrasjepër motive gjakmarrje dhe shkatërrim prone me eksploziv.