"Jo hakmarrje ndaj Metës", Hysi për Ora News: Ligji për presidentin qartëson kompetencat

Ligji për Presidentin përmes të cilit rregullohen kompetencat kushtetuese do të konsultohet me ish-krerët e Shtetit para kalimit për votim në parlament. Për Rtv Ora, Vasilika Hysi, shprehet se kjo nismë nuk ka të bëjë me Metën, por është rregullator për institucionin.

Pasi nuk arritën tashkarkonin me anë të Komisionit Hetimor, mazhoranca ka nisur punën përpërgatijen e një ligji të posaçëm për Presidentin.

Në një intervistëpër ''Rtv Ora'', deputetja socialiste Vasilika Hysi shprehet se kjo nismë ka tëbëjë me domodoshmërinë e rregullit të ushtrimit të kompetencave të Kreut tëShtetit.

Vasilika Hysi: ''Flitet jo për ndryshim të kompetencat e kushtetutës, por për një ligj i cili do të rregullojë ushtrimin e këtyre kompetencave, marrëdhëniet e këtyre institucioneve  me qëllim që institucionet në një shtet të së drejtës të funksionojnë  dhe të mirëkuptohen me njëri-tjetrin.''

Deputetja emazhorancës, anëtare e grupit të punës, mohon të pranojë se ky ligj po bëhetpër hakmarrje politike ndaj Ilir Metës.

Vasilika Hysi: ''Nuk është e saktë pasi ky është një projektligj i cili ka qenë në proces, u tërhoq gjatë reformës në drejtësi, pasi ishte konceptuar si një ligj që rregullonte vetëm privilegjet, por jo një sërë problemesh që lidhen me organizmin, dhe fuinksionomin e ushtrimin e kompetencave.''

Edhe pse tashmëKuvendi kanë nisur punën, Hysi nënvizon faktin që ky ligj do të konsultohetedhe me ekspertë apo paraardhësit e Metës në këtë detyrë.

Vasilika Hysi: ''Do tërhiqet mendimi i njerëzve që janë konstituiconalistë, por dhe perosnave që njohin shumë mirë institucionin e presidentit, pse jo dhe ish-presidentë. Do të marrim të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çështje të bashkërendimit të punës midis institucionit të presidentit dhe institucioneve të tjera.''

Vasilika Hysi,Adnor Shameti dhe Alban Zeneli janë mandatuar nga Kuvendi që deri me 15 tetortë kenë gati ligjin për Kreun e Shtetit.