Lami: Listat e hapura polarizojnë garën në zgjedhje, heqja e koalicioneve favorizon PS, PD kokëçarje me aleatët

I ftuar në RTV Ora, pedagogu Roland Lami u shpreh se Variantetpër listat kanë ardhur vetëm nga PS dhe partitë e tjera nuk i miratojnë këtosugjerime.

Lami tha se e shoh të vështirë që të shkojmë në zgjedhjeme këto formula komplekse, që janë demokratike, por janë marrë nga sistemet etjera.

RolandLami: Variantet për listat kanë ardhur vetëm nga PS dhe partitë e tjera nuk imiratojnë këto sugjerime. Por opozita nuk ka mekanizmat për të ndikuar nëparlament dhe nuk ka mekanizmin që të ndikojë në proces. E shoh të vështirë qëtë shkojmë në zgjedhje me këto formula komplekse, që janë demokratike, por janëmarrë nga sistemet e tjera. Nuk duhet harruar që sistemet e tjera u është lënëkohë, janë diskutuar dhe janë dakordësuar me gjithë aktorët kryesorë. Ndërsa tene nuk ka debat dhe as nuk merret në konsideratë opinioni i faktorit politik tëkahut tjetër. Po ashtu, jemi afër zgjedhjeve dhe një gjë e tillë e kundërshtonedhe Komisioni i Venecias për prekjen e sistemeve të rëndësishme një vit para zgjedhjeve.

Për Lamin, lista e hapura e bëjnë shumë më tëpolarizuar dhe të fortë garën në zgjedhje.

Roland Lami: Lista e hapura e bëjnë shumë më të polarizuar dhe të fortë garën në zgjedhje. Kemi garë fillimisht brenda një partie, kemi garë ndërmjet partive në koalicion dhe kemi garë mes kundërshtarëve politikë. Në këtë garë të shumëfish është më e madhe mundësia për tension dhe polarizim, për peshkim të njerëzve të fortë, për konsumim më të madh të parave kundrejt asaj që deklarohet në KQZ dhe për një klimë të grupeve sociale që janë në nevoje për të shitur votën. Listat e hapur kanë kontekstin ku jemi ne, sistemi do t'i avancojë këto probleme dhe do t'i degjenerojë më shumë, sikurse e kemi parë më përpara.

Lami shtoi se asnjë nga partitë kryesore nuk kanëmenduar që ta prekin sistemin, pasi favorizohen vetë, ndërsa heqja ekoalicioneve favorizon PS-në.

RolandLami: Heqja e koalicioneve që nuk u dakordësua nga opozita, ka të bëjë medisa elementë. Asnjë nga partitë kryesore nuk kanë menduar që ta prekinsistemin, pasi favorizohen vetë. Në këtë kuptim është menduar që do të shkohetderi në fund me këtë sistem, prandaj opozita ka një front të madh partish, çkaPS nuk e ka këtë front. Kur hyn në garë me heqjen e koalicioneve, partia që eka luksin që ta bëjë më lehtë garë, pa kokëçarje me aleatët, sigurisht që ështëPartia Socialiste. PS siç duket e ka ndarë mendjen që të punojë si e vetme. NdërsaPD duhet të kalojë një proces kokëçarje për renditjen e koalicionit. Sa më shumëkokëçarje që të ketë PD me listën e saj, sigurisht që kjo nuk do të jetë njëklimë e qetë, pasi do të ketë pakënaqësi dhe këtë gjë shpreson PS.  

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti