Shëngjini priti 50 % më pak turistë se vitin e kaluar
Pas fundjavës së dytë të shtatorit,operatorët turistikë në bregdet kanë nisur të bëjnë bilancin e sezonit mespandemisë. Në Shëngjin, thonë se në verë priten vetëm gjysmën e pushuesve tënjë viti më parë. Ndërsa në Durrës, prenotimete vjeshtës u kanë dhënë shpresë një pjese të operatorëve.
Kufizimet e pandemisë i dhanë goditje të rëndë turizmit nëShëngjin, ku sipas operatorëve turistikë numri i pushuesve u përgjysmua nëkrahasim me një vit më parë.
Pas qershorit e korrikut, që i cilësojnë si muajt tëvështirë, gushti ngjalli shpresën, ndërsa pushuesit e shtatorit po mbajnë endehapur sezonin.
Por sërish operatorët turistike flasin për sezon mbijetesënë krahasim me vitet e shkuara.
Pushuesit e vjeshtës janë të pranishëm edhe në plazhin eDurrësit.
Kryesisht mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës dhe vende tëtjera të rajonit.
Prenotimet e vjeshtës u kanë rritur shpresat tek operatorëtturistikë se do të arrijnë të kompensojnë humbjet përgjatë verës edhe pse sipasparashikimeve këto do të jenë ditët e fundit të plazhit.