Makina përplaset me motorin në aksin Elbasan-Peqin, një i vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2020, 12:56
Një 77-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të regjistruar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Viktima është Xhelal Toli.
Ngjarja ka ndodhur te kryqezimi në Gjoçaj, ku një makinë ështëpërplasur me një motor.
"Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin. Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejetuesi i motoçikletës" njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.