OFL shkon në Elbasan, 5 emrat që do vetëdeklarojnë pasurinë
Operacioni Forca e Ligjit këtë herë zbret në Elbasan. Pesë tëdënuar për vepra të rënda penale u është kërkuar të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimittë pasurisë.
Bëhet fjalë për
Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve“;
Abaz Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;
Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Ardian Subashi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.