Vranë dhe dogjën nënë e bir në Vlorë, kërkohet burg për jetë për nusen dhe të dashurin

Prokuroria e Vlorës kërkon burg për jetë për HysnieHoxhallarin e Kasëm Pirjasin, të cilët akuzohen se vranë dhe më pas dogjën nënëe bir.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohen ka ndodhur në  janar të  2018 ku u vranë e u dogjën Selkie dhe Olsi Hoxhallari.

Kur Hysnie Hoxhallari pranoi median në shtëpinë ku u gjetën të vrarë bashkëshorti dhe vjehrra, pretendoi sikur ishte pikëlluar, por në të vërtetë rezulton të ketë qenë një vrarëse në kërkim të humbjes së gjurmëve.

Pak orë pas ngjarjes policia konsolidoi dyshimet për përfshirje në krimin e dyfishtë për të cilin Hysnia bashkëpunoi me 26 vjeçarin Kasem Pirjasin me të cilin kishte një lidhje të jashtëmartesore disa vjeçare.

Provat e siguruara në vendngjarje dhe përgjimet e policisë e tradhëtuan.

Policia provoi se 32 vjeçarja dhe bashkëshorti i kushërirës së saj ishin bashkëpunëtorë në masakrimin dhe djegien e nënë e bir Selkie e Olsi Hoxhallari në janar të këtij viti.

Kasëm Pirjasi ishte ekzekutori, ndërsa 32 vjeçarja fshehu ngjarjen dhe tentoi të manipulojë provat mes zjarrit që pasoi krimin.

Pamundësia për tu takuar në kushtet kur bashkëshorti 43 vjeçarishte kthyer nga Greqia, ishte motivi banal i këtij krimi makabër.

Historia e lidhjes kishte nisur vite më parë në Strum tëRoskovecit, ku 26 vjeçari kishte vajtur për të jetuar në fshatin e nuses,ndërsa 32 vjeçarja e ka fshatin e lindjes.

Lajmi ra si bombë në familjet me lidhje gjaku të dyprotagonistëve.

Gruaja e 26 vjeçarit u trondit nga të vërtetat e njeriut me tëcilin ka sjellë në jetë dy fëmijë, tek i cili thotë se nuk ka pasur kurrëdyshime.

Varfëria dhe sëmundja e vajzës dy vjeçare, kishin qenëprioriteti i saj.