SHBA-ja vendos rekord, mbi një milion teste të bëra brenda një dite për Covid-19
Shtetet e Bashkuara tëAmerikës kanë arritur një rekord të ri të testeve të bëra për Covid-19,
Sipas raportimit të bërë nga mediat e huaja ata kanë kryer mbi 1 milion teste diagnostikuese të koronavirusit.
Mirëpo, sipas ekspertëvetë ndryshëm vendit i duhen 6 milion deri në 10 milion teste në ditë për të vënë nën kontroll shpërthimet.
SHBA-ja testontemesatarisht 650 mijë njerëz në ditë gjerësisht gjatë muajit të fundit, ndërkaqnë fund të korrikut ishin testuar në ditë mbi 800 mijë persona.
Që nga fillimi ipandemisë, pamundësia për të kryer testime ka ndikuar në përpjekjet për frenimine përhapjes së koronavirusit.
Organizata Botërore eShëndetësisë iu ka bërë thirrje vendeve vazhdimisht që të kryejnë sa më shumëtestime për ta menaxhuar pandeminë e COVID-19.