Zarfi me helm i drejtohet Trump-it në Shtëpinë e Bardhë
Një zarf që përmbante helm ricin që i ishtedrejtuar Presidentit të SHBA, Donald Trump është gjetur para se të mbërrinte nëShtëpinë e Bardhë, thanë zyrtarët për mediat amerikane.
Letra u zbulua në një strukturë shqyrtimi përpostën e Shtëpisë së Bardhë në fillim të kësaj jave, thanë zyrtarët.
Ata pohuan se një substancë e gjetur brendazarfit u identifikua si ricin.
Administrata Trump ende nuk ka komentuar mbi këtoraporte.
Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe ShërbimiSekret po hetojnë se nga erdhi zarfi dhe nëse të tjerë janë dërguar përmessistemit postar të SHBA-së.
"Në këtë kohë, nuk ka ndonjë kërcënim tënjohur për sigurinë publike," - tha FBI për CNN në një deklaratë të Shtunën.
Një zyrtar i tha New York Times se hetuesitbesojnë se pakoja ishte dërguar nga Kanadaja.
Raportet pohojnë se prania e ricinit ukonfirmua pas testeve nga FBI.
Ricin është një substancë vdekjeprurëse që,nëse gëlltitet, thithet ose injektohet, mund të shkaktojë të përziera, tëvjella, gjakderdhje të brendshme dhe përfundimisht dështim të organeve.
Asnjë antidot i njohur nuk ekziston për ricin.
Nëse një person është i ekspozuar ndaj ricin,vdekja mund të ndodhë brenda 36 deri në 72 orë, në varësi të dozës së marrë,sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).