Italia mban zgjedhjet me maska në fytyrë
Prejorës 7 të mëngjesit të sotëm italianët janë thirrur të votojnë për referenduminkushtetues konfirmativ që kërkon reduktimin o jo të numrit të parlamentarëve sidhe për zgjedhjen e këshillave rajonal e komunal në shtatë rajonet Veneto,Puglia, Camagnia, Valled'Aosta, Toscana. Marche e Liguria.
Janëzgjedhjet e para që zhvillohen në kushtet e pandemisë Covid 19, e nërregulloren strikte të ruajtjes së shëndetit e parandalimit tëinfektimit.
Maskatë detyrueshme në fytyrë, xhel dezinfektues, jo matje e temperaturës trupore, itineraretë diferencuara për hyrje e dalje nga qendrat e votimin e garantimi i së drejtëssë votës dhe për qytetarët që janë në gjendje karantinimi, izolimi shtëpiak apoqë janë pozitiv nga virusi për ta shprehur votën e tyre nga shtëpia e nëkushtet e një sigurie të plotë shëndetësore.
Porfrika nga virusi ka përfshirë dhe komisionet zgjedhore. Mjaft rajone e qyteteitaliane raportojnë se kanë mungesë të numrit të anëtarëve të komisionit. NëRomë mungojnë 200 kryetarë komisioni zgjedhje, vendet e të cilëve janë plotësuarnga punonjës të policisë rrugore.
Janë 46.415.806 italianëqë kanë të drejtë vote në referendumin konfirmativ. 18.471.692 përato rajonale e 5.703.817 për zgjedhjet administrative në 957 komuna.
Nëzgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandidojnë dhe rreth 50 emigrantëshqiptarë. Janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike qëkandidojnë në lista civile apo grupime politike me synimin për të qenë anëtarëme të drejta të plota në drejtimin e pushtetit vendor në 7 rajone e më 957komunat italiane.
Rrethorës 12.00 do të bëhet publik projeksioni i parë mbi pjesëmarrjen e qytetarëveitalianë në këto orë të para të ditës.
Votimetdo të mbyllen në ora 15.00 të datës 21 shtator.