Vidal në mbrëmje në Milano, gati edhe numri mbi fanellën e Inter

Inter përgatitet të presë Arturo Vidal, i cilido të jetë mbrëmjen e sotme në Milano për të kryer vizitat mjekësore ditën enesërme e për tu vënë në dispozicion të teknikut Antonio Conte, i cili e kakërkuar me shumë ngulm gjatë kësaj merkatoje, raporton Calciomercato.

GATI PËR FIORENTINËN? – Vidal do të firmosë një kontratë dy-vjeçare me zikaltrit, ndërsa Conte kërkon ta ketë titullar që në ndeshjen hapëse të sezonit përballë Fiorentinës, e programuar për të shtunën e ardhshme.


NUMRI I FANELLËS – Kileni e ka gati numrin në fanellën zikaltër, 22 që mbante edhe te Barcelona.

Ish lojtari i Juventus ka kërkuar numrin 8 por që i përket tashmë Vecinos, i cili duket larg Interit. /Ora News