‘Sherri’ për vazot e Veliajt: 2 kompani në garë për tenderin, skualifikohet ajo me ofertë më të ulët

Tenderat pa garë në tiranë janë një proces i hasur shpesh. Por ka dhe raste kur në mes të garës ndryshojnë kriteret, ndërsa ofertuesit me çmimin më të ulët skualifikohet. Pas hetimit të dosjeve, Komisioni i Prokurimit Publik vendos të anulojë tenderin për vazot në bashkinë e Tiranës, duke cilësuar se kriteret e kualifikimit nuk ishin vendosur sipas përcaktimeve të legjislacionit.

Skualifikimii të gjithë konkurentëve përveç fituesit është një procedurë e konstatuarshpesh në tenderat e Bashkisë Tiranë por edhe në rastet kur çështja përfundon nëKomisionin e Prokurimit Publik vështirë se mund të fitojë oferta më e ulët.

Nëtenderin me objekt “Blerje vazo të ndryshme”, me një fond limit rreth 2 milionëlekë, autoriteti kontraktor i së cilës është Agjencia e Parqeve dheRekreacionit, kanë marrë pjesë 2 kompani.  

Njëprej tyre është skualifikuar, ndonëse kishte ofertë më të ulët. Komisioni vlerësonse se nuk plotësonte dy pika të kapacitetit teknik.

Në pikëne parë thuhet se ofertuesi duhet të kishte 15 punonjës, nga 13 deri në 14 qëkishte në muajt janar- mars.

Passkualifikimit të kompanisë “A.M.E 2020” shpk, institucioni në varësi të BashkisëTiranë ka vendosur të ndryshojë këtë kriter përmes një shtojce, duke ulurnumrin e punonjësve të kërkuar në 10.

Kyveprim ka sjellë dhe ankimimin nga subjekti që ka kërkuar përfshirjen në garë.  Madje në material thuhet se gjatë shqyrtimittë dosjeve janë vërejtur shkelje të vazhdueshme  të procedurave.

Nëfakt argumentet janë pranuar edhe nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, dukee justifikuar me gabimin njerëzor.

Porsërisht ofertuesi me vlerën më të ulët sërisht është skualifikuar. Këtë radhëduke argumentuar numrin e kamionçinave.

Ecejaketkanë vazhduar dhe në KPP. Por kjo e fundit pas shqyrtimit të dosjeve vendosanulimin e plotë të garës me kërkesën për ta hapur me kritere të qarta pasi nëprocedurën e parë nuk ishin në përputhje me legjislacionin.