Pas "mesazhit të koduar" me gazetarët, ja ku përfundon presidenti Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu rikthye këtë të premte bashkëbisedimitme gazetarët ku vendosi theksin mbi nevojën e vendit për një Gjykatë Kushteuesefunksionale dhe zgjedhje të 25 prillit të lira e të ndershme.

Në përfundim të komunikimit me gazetarët, kreu i shtetit nuk i kurseu sërish“mesazhet e koduara” teksa u shpreh:

“Do iki në vendlindjen eElez Isufit që luftoi gjithë jetën kundër pushtuesve. Ta dinë të gjithë që kyështë një vend që pas 25 prillit do i takojë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhekurrsesi një kaste të papërgjegjshme dhe secili të përmirësojë raportin e tijme historinë e re të pas 25 prillit”.

Dhe mesa duket Meta e kambajtur fjalën. Gjatë rrugës për në Dibër ai është ndalur në një resort nëKlos, të cilin e konsideron çlodhës dhe frymëzues.

“Një pushim në resortin Doka, në Klos, është çlodhës dhe frymëzues”, shkruan Meta në postimin e tij.