"Deti", Meta pa përgjigje nga Rama, shmang komentet për propozimin e Kryeministrit

Kanë kaluar 18 ditë që kur presidenti Ilir Meta ju drejtuame një shkresë zyrtare kryeministrit Rama ku i kërkonte iformacion rrethdiskutimeve mes tij dhe homologut grek për çështjen e kufirit detar por në zyrëne Presidencës nuk ka mbërritur ende një përgjigje.

Një fakt të tillë e bëri me dije vetë Meta gjatë njëkomunikimi me gazetarët.

Kreu i Shtetit refuzoi një koment të drejtëpërdrejtë mbipropozimin e kryeministrit që kjo çështje të zgjidhet me ndërmjetësimin e njëpale të tretë apo në një gjykatë ndërkombëtare, por theksoi se kufiri detar meGreqinë duhet caktuar sa më shpejt në të mirë të dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Meta iu përgjigj edhe akuzave të mazhorancës ndaj tij për qëndrimetë dyfishta për "Detin", duke ju referuar si mistrecllëqe.

Meta: Lidhur me çështjennë fjalë që është një çështje sensitive prej 12 vjetësh midis Shqipërisë dheGreqisë por është një problem mjaft i ndjeshëm dhe brenda vendit për vetëhistorinë që ju e dini, presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunuesme qeverinë, isntitucionet tona pasi të gjithë përfaqësojmë një palë dhedetyrat e secilës palë apo institucion i ka përcaktuar vendimi i GjykatësKushtetuese. Presidenti në mënyrën më bashkëpunuese i ka plotësuar të gjithadetyrimet e tij dhe ka qenë gjithnjë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve që kapresidenti për një çështje të tillë. Ende nuk kemi ndonjë përgjigje, ne jemi tëduruar.

Nga ana einstitucionit të presidentit në drejtim të kryeministrisë dhe qeverisë kanëshkuar edhe kërkesa, edhe informacione të tjera më parë për këtë çështje tëcilat nuk kanë marrë një përgjigje. Presidenti asnjëherë nuk ka luajtur dhe nukluan me një çështje të tillë apo çdo lloj çështje që ka të bëjë me marrëdhënienmes Shqipërisë dhe Greqisë. Pavarësisht nga mistrëcllëqet për të provoruarpresidentin edhe përë këtë çështje, qëndrimi i presidentit ka qenë tepër i qartë,respektimi i Kushtetutës, vendimit të gjykatës Kushtetutese dhe bashkëpunim metë gjithë institucionet tona. Presidenti nuk mban qëndrime as të dyfishta dheas të trefishta, presidenti ka vetëm një qëndrim: Të zgjidhet sa më shpejt në mënyrëqë kjo çështje të jetë burim mirëbesimi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë përgjithmonë.Jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta që ndryshojnë nëvazhdimësi sipas konjukturave të çastit këtu dhe më gjerë. Për mua miqësia meGreqinë në veçanti por edhe me gjithë fqinjët e tjerë është mjaft e rëndësishmetë mbrohet, të zhvillohet dhe të forcohet.