Amendamenti i PS, Bardhi: Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura
Pas publikimit të amendamentit të PS lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, vjen reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.
Përmes një reagimi nëFacebook, numri dy i selisë blu thekson se ky ishte mashtrimi i kryeministritEdi Rama ndaj shqiptarëve lidhur me listat e hapura.
“Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 %dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat përformulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por edemaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
“Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura
Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sot dolizbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun e votës së qytetarëve, se nuk e kapatur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë embyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dheshpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë qënga dita e parë!
Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 %dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat përformulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por edemaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes”.