OFL u kërkon justifikimin e pasurisë "xhihadistëve"
Tirana ka qenë ndalesa e radhës e OperacionitForca e Ligjit, duke ju dërguar kërkesën për deklarim pasuri tre të dënuarvedhe një tjetri nën masë sigurie arrest me burg për vepra që kanë lidhje meterrorizmin.
Kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisëu janë nisur shtetasve:
-Astrit Tola, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllimeterroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryernë bashkëpunim;
-Orion Reçi, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit”, kryer në bashkëpunim, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, kryer në bashkëpunim;
-Shkëlzen Dumani, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata eShkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest nëburg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllimkryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda përkryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose egrindjeve”;
- Saimir Alimehmeti, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykatae Neë York-ut (SHBA), me 22 vite heqje lirie, për vepra penale që lidhen meterrorizmin.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.