Ngërçi për "Zgjedhoren"/ Gazetarja 'fshikullon' PS: Ju që keni liderin më jetëgjatë dhe ngrini flamurin e reformave të thella...
Një forcë politike që shprehet e sigurtë në zgjedhjet e 25 prillit, që shënjestron opozitën si më të dobtën në 30 vite dhe që ngre flamurin e reformave më të thella, duhej të priste krahëhapur çdo kërkesë të opozitës sa i përket listave, koalicioneve dhe sistemit zgjedhor.
Kështu shprehet ndër të tjera në një postim të sajin në Facebook, pak orë pas bojkotit që opozita i bëri Këshillit Politik dhe pas publikimit të Amendamentit të PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, gazetarja e mirënjohur Sonila Meço.
Sipas autores dhe drejtueses së "Tempora" në RTV Ora, shakaja pa shije që iu servir sot sërish shqiptarëve, mbush orët në sallonet politike me debate ndërsa zbraz orët e jetës së hallemëdhenjve në këtë vend.
Postimi i plotë i gazetares:
Një forcë politike, që deklarohet e sigurt në fitore, që shënjestronopozitën si më të dobtën e 30 viteve demokraci, që mëton se nuk ka më të mirëse vetja, që deklaron e sigurt se elektorati voton në shumicë majtas, që ka 7vite me propagandën më të suksesshme në Ballkan, që ka gjithë pushtetin, lokale qendror, që ngre flamurin e reformave më të thella të viteve “demokratike”,që ka liderin më të sprovuar në jetëgjatësi pushteti, plot 22 e që “vuan” sotmungesën e një kundërshtari të denjë...pritej të qeme tra hapur ndaj çdo kërkese të opozitës për llojin e listave, sistemit ekoalicioneve, duke dëshmuar jo vetëm pjekuri politike në krizën më të thellësoc-politiko-ekonomike, por edhe vetsiguri se nuk i druhet garës. Se nuk zgjedhkleçkat, “spërdredhjet”, “llastimet”, mutacionet, sajesat me lista të hapura mepak mbyllje a të mbyllura me pak hapje...
Kjo shaka pa erza e radhës, që na u servir sot e që nuk i zgjidh asgjëshqiptarit, që do ndryshimin se nuk mban më (qoftë të përfaqësueve të sënjëjtës forcë politike, pa a me rotacion), që në drobitjen e ekonomisë dheizolimit shkakton veç debate për të mbushur orët në sallonet politike tëmbrëmjes teksa zbraz orët e jetës së hallemëdhenjve në këtë vend është arsyejae parë dhe e fundme për të kuptuar kush e si po luan me nervat e shqiptarëvepër të qetësuar kastën e privilegjuar. Atë kastë, që mbush orët e premtimeveduke rrahur gjoksin dhe zbraz shpresat e shqiptarëve, “përfaqësuesit epopullit”.