PR nis fushatën elektorale: Qeveria ilegjitime, fitore e padiskutueshme e opozitës në zgjedhje
Partia Republikane ka filluar fushatën me ngritjen eshtabit elektoral ku u caktuan dhe koordinatorët e të dërguarit e Asamblesënëpër qarqe. Kryetari i kësaj partie ka kërkuar bashkimin e të gjithë shqiptarëvekundër Edi Ramës për një fitore të padiskutuar në zgjedhje.
Partia Republikane ka ndezurmotorët për zgjedhjet e 25 prillit dhe gjatë një takimi organizativ meskryetarit Fatmir Mediu dhe kryesisë së Partisë është ngritur Shtabi Qendror Elektoralpër fushatën e ardhshme.
Fokusi i punës së këtijshtabi janë përcaktimi i koordinatorëve dhe takimet në bazë për përzgjedhjen ekandidatëve për deputet.
Shqetësimet kryesore tëngirtura përgjatë këtij takimi ishin ekonomia e rrënuar nga korrupsioni, poredhe përpjekjet e kryeministrit Rama për të minuar procesin zgjedhor, melëvizje krejtësisht antikushtetuese.
Gjatë diskutimeve me anëtarëte kryesisë, Mediu bëri edhe një panoramë të situatës politike në vend.
Ai theksoi se Shqipëria ështëzhytur në krizën më të rëndë ekonomike, kushtetuese dhe institucionale.
“Qeveria jo vetëmështë ilegjitime, por është tashmë pasqyrë e qartë e një regjimi korruptiv, kushqiptarët dhe kombi trajtohen si të pavlera përballë Edi Ramës dhe njerëzverreth tij. Opozita e bashkuar, me shqiptarët e djathtë dhe të majtë, me dhe pa parti, janë të vendosur për t’u përballurme këtë regjim, për të triumfuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me njëfitore të padsikutuar në zgjedhje, megjithë levizjet antipolitike dheantikushtetuese të Ramës.”
Në pëfundim të këtiij takimiu përpilua dhe u miratua lista me koordinatorët që do të mbikqyrin procesin epërzgjedhjes së kandidatëve për deputet në të gjithë vendin.