Zgjedhjet 2021/ Opozita kërkesë në Këshillin Politik: Të marrim ekspertizën e OSBE-ODIHR

Aanëtarët e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, përmes një letre publike, dorëzon kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR.

Kjo kërkesë vjen pasi ky institucion ndërkombëtar rishprehu gatishmërinë për të dhënë ndihmesën e saj.

Në letrën që mban firmën e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, ndër të tjera theksohet se: "Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus".

Letra e plotë Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit drejtuar Këshillit Politik:

Drejtuar:Këshillit Politik

Të nderuar kolegë,

Këshilli Politik është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Marrëveshjes Politiketë 14 Janarit 2020 dhe në themel të tij ka konsensualitetin. Zbatimi i plotëdhejoselektiv i kësaj marrëveshje garanton githëpërfshirjen në realizimin e njëReforme Zgjedhore konsensuale. Nëse palët nuk i qëndrojnë marrëveshjes dhe iimponojnë njëra-tjetrës akte të njëanshme, Këshilli Politik e humbet funksionine tij.

Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus.

Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe tëformulëspërkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Kypropozim i njëanshëm, ështëi papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshonrregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garënzgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimittë subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuardatën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim tërregullave në mes të procesit zgjedhor.

Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut,diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dheatë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nukkanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garënzgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet eKodit Zgjedhor nëfuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje meKushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës.

Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrëtë njënashme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndeshme standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara njëmosdakordësie. Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar ngatë dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëvetë OSBE/ODIHR-it dhe tëpranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuargatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen enjë zgjidhje tëpranueshme.

Për këtë qëllim, në përputhje me pikën 2, paragrafi i tretë, të Marrëveshjespër kornizën e bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore të 14 Janarit 2020, në emërtë Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’ikërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencëpër gjetjen e njëzgjidhje tëpranueshme për palët, në përputhje me standartet eOSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për dërgimin pa vonesë tëkërkesës për asistencë, në mënyrë që Këshilli Politik të përmbushë në kohëdetyrën e tij.

Me respekt,

ANËTARËT E KËSHILLIT POLITIK, Përfaqësues të Opozitës së Bashkuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili