Rusmaili dhe Celibashi, kandidatë për kreun e KQZ-së së re
Ilirjan Celibashi, ish -kreu i KQZ-së dhe Ilir Rusmali, ish-ministër i Drejtësisë, kandidojnë për Komisioner në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Dy figurat e njohura nga PD dhe PS, kanë depozituar kandidaturat dhe kërkojnë postin e kryekomisionerit.
Ndërkohë Gentian Romano kandidon në KAS.
Kujtojmë se ora 16:00 e ditës së sotme ështëafati i fundit për të aplikuar në një nga postet e KQZ.
33 emra të tjera kanë dorëzuar dosjen e tyre për të gararuar për kryekomisioner, nënkomisioner, Rregullatorin dhe KAS-in.
Ish-prokurori Theodhori Sollaku, anëtari ende në detyrë i KQZ-së Bledar Skëndëri, ish-ministrja e Financave të PD Helga Vukaj, ish-krytarja e KQZ-së Lefteri Lleshi dhe ish-anëtari i këtij institucioni Hysen Osmani kanë shprehur interesin e tyre për KQZ-në e re e cila duhet të jetë gati deri me 18 tetor.
Përveçkomisionit për ngritjen e KQZ-së, në parlament ministrja e shtetit ElisaSpiropali kishte edhe një kërkesë për përfaqësuesin e saj në Këshillin politik,i cili do të mbledhet nesër në orën 10:30.
Pordeputetët e opozitës në parlament, pavarësisht se janë të përfshirë në tëgjitha komisionet parlamentare dhe ekstraparlamentare, sërish kanë endepakënaqësi.
PS ka vendosur që brenda 30 shtatori ndryshimet kushtetuese të implementohen në KOD zgjedhor, me apo pa dakordësinë e PD në Këshillin politik.
KANDIDATËT PËR KQZ-në
- Theodhori Sollaku
- Bledar Skënderi
- Lefteri Lleshi
- Hysen Osmanaj
- Lealba Pelingu
- Ledio Braho
- Helga Vukaj
- Dritan Caka
- Odeta Berberi
- Arenc Cela
- Irsa Ruci
- Agim Paskali
- Halil Hyseni
- Anjeza Dajzmaili
- Spiro Maliqi
- Naim Mecalla
- Redinela Beqiraj
- Durim Grabova
- Farie Osmani
- Arben Xhiku
- Përparim Shullazi
- Eldrina Karafili
- Haki Mustafa
- Arben Isaraj
- Odeta Seferaj
- Lindita Tako
- Kamerion Salillari
- Ardian Myslimaj
- Besnik Maho
- Eldrina Karafili
- Artan Kodheli
- Sali Shehu
- Leonard Gremshi