Fauci jep këshilla se si të mbrohemi nga COVID-19

Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se prej kohësh po shmang përqafimet, shtrëngimin e duarve, udhëtimet me avion dhe po mban maskën për të mbrojtur veten nga Covid-19.

Javën e kaluar ai kabërë të ditur dhe një hap tjetër për të ruajtur shëndetin duke marrësuplementet e vitaminës D.

“Nëse keni mungesë të vitaminës D, kjo ka ndikim në infeksion. Nuk e kam problem të rekomandoj – personalisht e praktikoj marrjen e suplementeve të vitaminës D”,ka deklaruar kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, gjatë një interviste të postuar në Instagram gjatë javës së kaluar.

Është e rëndësishmë të theksojmë se Fauci nuk ka folur për vitaminën D, që ndihmon në veçanti kundër Covid-19.

Ai më shumë ka folurnë përgjithësi për rëndësinë e vitaminës D që mbron sistemin tonë imunitar.

Nga ana tjetër,Instituti Kombëtar për Shëndetin, ka deklaruar se nuk ka akoma prova tëmjaftueshmë që rekomandojnë marrjen e vitaminës D për të trajtuar apoparandaluar koronavirusin.

Disa studime tëkryera kanë dëshmuar se vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve tëtraktit respirator.

Sipas disa studimeve,vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit respirator.