Chelsea e nis me fitore, Verner vendimtar
Chelsea fiton në Premier Leaue duke mundur merezultatin 3-1 Brighton në transfertë.
Verner dhe Havertz ishin titullarë por nukarritën të shënonin në debutim, megjithatë trajneri Frank Lampard u shfaq ikënaqur me performacën e skuadrës, ndërsa deklaroi se Chelsea i rimodeluarshtrenjtë "duhet të synojë të qëndrojë në majë me kampionët Liverpool.
Chelsea përfundoi 33 pikë larg Reds sezonin ekaluar dhe humbi të dy ndeshjet në kampionat kundër tyre, por kanë shpenzuarrreth 200 milion paund këtë verë.
Verner ishte protagonist në fitore, dukefituar një penallti në minutën e 23-të kur u tërhoq nga portieri i Brighton,Mat Ryan, të cilën Jorginho e ktheu në gol.
Brighton vendosi barasepshën në fillim tëpjesës së dytë me Leandro Trossard , por Chelsea rifitoi epërsinë dy minuta mëvonë me James që tundi rrjetën. Në fund shënoi edhe Kurt Zouma.
"Ne patjetër që duam të jemi konkurrues dhe të reduktojmë diferencën që kemi patur ndaj Liverpool. Duhet të kemi synime të jemi në majën e klasifikimit edhe pse është një kërkesë e madhe për të fituar titullin. Ne jemi prapa, duhet ti ngjisim shkallët 1 nga 1. Shpresojmë se mund të bëjmë hapa të mëdhenj. Të vish në Brighton dhe të fitosh është e vështirë. Kemi vetëm disa ditë, kështu që nuk e prisja të aplikonim futbolli që unë dua të luajmë. Duhej të bënim disa nga gjërat më të vështira, por kemi shfaqur stabilitet dhe jam i kënaqur. Ne kemi patur shumë lojtarë në karantinë, të cilët nuk janë në gjendje të mirë. Kështu ka filluar ky sezon. shpresojmë se do të bëhemi gjithnjë e më mirë”, deklaroi lamaprd.
Në ndeshjen tjetër të së hënës, Wolves mundi në transfertë 2-0 Sheffield Utd me golat e Himenez dhe Sais. Një fillim i shkëlqyer për ujqërit që aspirojnë Europën.