Viti i ri shkollor, Dedgjonaj: Kemi shtuar staf dhe do ta përballojmë
Drejtori i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, Bardh Dedgjonaj në një lidhje live për Ora News ka folur për situatën aktuale në shkolla.
Dedgjonaj ka qartësuarse deri më tani gjithçka ka shkuar mjaft mirë dhe masat janë zbatur siç duhet.
Në vijim të bisedës,ai ka shtuar se është shtuar stafi i shkollës dhe se janë të vendosur për ta përballuarsituatën, pavarësisht lodhjeve.
“Na është thënë nga Ministria e Financave dhe nga drejtoria ku kemi varësi, që të shtojmë numrin e stafit për ta përballuar mësimin në kushte të veçanta. Ne kemi marrë staf shtesë qoftë me kohë të plotë, qoftë me orë, qoftë me 12 orë dhe besojmë se me përfundimin e regjistrimeve do të kemi përfunduar edhe me marrjen e stafit shtesë dhe do ta përballojmë me lodhje, por do ta përballojmë mësimin në këto kushte të veçanta”, ka thënë Dedgjonaj.