Ora News në vendin e aksidentit që mori dy jetë vajzash, drejtuesi i "Benz-it" ishte me shpejtësi 150 km/h

Një ditëpas aksidentit tragjik, në autostradën Tiranë-Elbasan, ku humbën jetën dyvajzat nga Shkodra, policia ka arrestuar shoferin. Sipas hetuesve ai ka rezultuari dehur dhe me shpejtësi mbi 150 km/h, ndërsa kryente dhe manovra të rrezikshmenë rrugë. Këtë të hënë gjatë një vëzhgimi të RTV Ora, në autostradën Tiranë-Elbasanvërehet mungesë e mjeteve të shërbimit, si ambulance apo policia, të cilat nërast aksidentesh mund të minimizojnë dëmet e shkaktuara.

Lusinda Garunja dhe Xheneta Qalliu 18 dhe 19vjeç janë dy vajzat që humbën jetën në aksdentin tragjik të mbrëmjes së të dielësnë dalje të tunelit të Krrabës. Drejtuesi i automjetit Behar Pema, pasekspertizës ka rezultuar se udhëtonte me 150 km/h).

Hetuesit kanë arritur të zbardhin të dhëna tëtjera për sa i përket përplasjes së dy automjeteve në autostradënTiranë-Elbasan, që rezultoi fatale për 2 vajzat shkodrane, ndërsa mbeten tëplagosura rëndë dhe dy shoqet e tyre.

Krahas shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtuesi i mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërsa ka kryer dhe manovra të gabuara, duke lëvizur nga njëra korsi në tjetrën.

https://youtu.be/r1bV8IyrTE4

Ekspertët gjithashtu kanë arritur dhe nëpërfundimin se shoferi i dehur nuk ka frenuar, duke qenë se në vendin engjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.

Përplasja fillestare është regjistruar nëkorsinë e dytë të autostradës, duke e devijuar automjetin drejt bordurësanësore të rrugës dhe më pas për të përfunduar 40 metra më larg,

Të aksidentuarve ndihma e parë iu dha ngadrejtuesit e mjeteve të tjera, kalimtar në autostradë, deri sa ka mbarriturambulance nga Elbasani dhe policia.

Ndërsa një ditë pas ngjarjes në këtë aksrrugor, vërehet mungesë e mjeteve që japin ndihmën e parë, siç është ambulanca,policia apo makinat e mirëmbajtjes së rrugës.

Gjatë një vëzhgimi nga RTV Ora, vërehet se evetmja makinë që ndodhet në gatishmëri është një makinë zjarrfikëse, në hyrjetë tunelit, por kur aksidenti regjistrohet në drejtim të kundërt, bëhet akomamë e vështirë për të kaluar për shkak të daljeve që ndodhen në distanca tëlargëta.

Nga përplasja mbetën të plagosur dhe dy vajzatDenisa Dibra dhe Nervida Garunja, motra e vajzës që humbi jetën.

Të rejat kishin planifikuar të udhëtonin drejtqytetit të Korçës për të festuar ditëlindjen e një prej vajzave, por fatkeqësishtudhëtimi i tyre u ndërpre në mes.

Një ditë pas ngjarjes, nuk ka mbetur pothuajseasgjë, përveç disa materialeve të automjeve apo ato pak sende që kishin vajzat,siç është kjo varëse çelësash.

Pas mbledhjes së provave material policia thase ka arrestuar 58-vjeçarin Behar Pema, shoferi që shkaktoi aksidentin, i ciliakuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për drejtim tëmjetit në mënyrë të parregullt.