Vuçiç planifikon bisedë me Netanyahun, s’dëshiron që Izraeli të njohë Kosovën
Aleksander Vuçiç shkel marrëveshjen e firmosur pak ditë më parë në Washington?
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ndërmjetës i takimit, kërkoi Serbisë të zhvendosë seli diplomatike nga Tel Aviv në Jeruzalem, ndërsa Izraeli do të njihte pavarësinë e Kosovës.
Por kjo duket se nuk i pëlqen presidentit serb.
"Njohja e Kosovës nga Izraeli si një vend i pavarur, do të acarojë marrëdhëniet me Serbinë, pavarësisht se ajo është në kuadrin e marrëveshjeve që vendet e Ballkanit nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë", tha të mërkurën për ‘The Jerusalem Post’ një burim i afërt me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur,” shkruan gazeta.
"Për më tepër, kjo lëvizje nga ana e Izraelit do të dëmtonte marrëdhënien e veçantë mes Izraelit dhe Serbisë dhe pas kësaj kjo marrëdhënie nuk do të jetë kurrë e njëjta. Është kaq e thjeshtë", tha burimi.
Burimi shtoi se "shumë kanë argumentuar se vendimi i Izraelit duke njohur Kosovën, do të ishte i ngjashëm me vendet që njohin në mënyrë të njëanshme Palestinën".
Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Kosova u quajt një shtet
"Ne e shohim vendimin e Serbisë dhe Kosovës për të hapur ambasada në Jeruzalem si një hap simbolik, për të promovuar paqen midis dy vendeve", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lior Haiat.
‘"Jeruzalemi, kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit, do të jetë një urë për paqen në të gjithë botën. Unë u bëj thirrje vendeve të tjera të ndjekin rrugën e tyre dhe të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit" vijon ai, thuhet ne raportim
Kosova deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia në 2008, por Beogradi e konsideron atë si një zonë autonome.
Izraeli nuk e njohu Kosovën për mëshumë se një dekadë, nga shqetësimi për dëmtimin e lidhjeve të forta me Serbinëdhe për krijimin e një precedenti për njohjen e shtetit palestinez.
Të premten, Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje të ndara me SHBA në të njëjtën kohë, të ulur në anët e kundërta në Zyrën Ovale të Presidentit të SHBA Donald Trump. Marrëveshjet do të lejonin lidhje më të mëdha ekonomike midis dy vendeve.
Një deklaratë nga zyra e Vuçiçit,thuhet se kishte një “luftë të madhe” midis presidentit dhe negociatorëveamerikanë javën e kaluar, për njohjen e Kosovës nga Izraeli.