"Ka vend për ju, turpi i BE-së", kërkohet evakuimi i refugjatëve nga Greqia

Zjarretshkatërruan kampin më të madh të migrantëve në Greqi duke lënë afro 13,000njerëz pa strehë. Në Gjermani, mijëra qytetarë u solidarizuan me të prekuritduke kërkuar evakuimin e tyre drejt shteteve të tjera europiane.

Mijëra demonstrues gjermanë kanë apeluarqeverinë dhe Bashkimin Europian të evakuojnë refugjatët e mbetur pa strehë ngazjarret që rrafshuan të mërkurën kampin e Morias në Greqi.

Tubime qytetare u raportuan në qytetetgjermane si Berlini, Lajpcigu, Hamburgu e Frankfurti ku protestuesit njëzëri usolidarizuan me emigrantët e prekur dhe kërkuan nga shtetet europiane qëindividualisht t'i japin përparësi krizës më të fundit humanitare.

Sipas zyrtarëve europianë, bëhet fjalë përfatin e rreth 12,600 emigrantëve që deri dje strehoheshin në ishullin grek tëLesbosit.

"Njerëzit atje duhet të vijnë dhe tëjetojnë normalisht te ne, jo si në ferr. Prandaj jemi këtu, që t'u themi seqyteti i Frankfurtit, Gjermania, ka vend për ta. Kjo jona është edhe demonstratëkundër ministrit të brendshëm Horst Zehofer që po pengon përpjekjet e landevegjermane t'i marrë këta njerëz."

Liga Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut iubashkua tubimeve gjermane me moton "Ka vend për ju!", ndërsa nëpankartat e qytetarëve shkruhej "Evakuoni Morian" dhe "Turpi iBE-së".

Flakët që u ndezën në orët e para të ditësdogjën të mërkurën pjesën më të madhe të kampit të Morias, strehat provizore mekontejnerë dhe tenda, dhe ua la pak kohë emigrantëve të shpëtonin sendet e tyrepersonale.

Një vatër e re zjarri shkrumboi gjatë mbrëmjesnjë pjesë të mbetur të kampit duke mbuluar me tym të zi qiejt e Lesbosit.

Qeveria greke një ditë më parë shpalligjendjen e jashtëzakonshme në ishull dhe dërgoi përforcime për të ruajturrendin nga përplasjet e mundshme mes emigrantëve.

Rreth 2 mijë persona u vendosën përkohësisht nënjë anije pasagjerësh dhe në dy mjete të flotës greke, ndërsa për pjesën tjetërtë popullatës refugjate nuk u dhanë detaje.

Autoritetet thanë se po hetojnë pistën e zjarrvënies së qëllimshme pasi disa banorë të kampit që ditët e fundit rezultonin bartës të infeksionit me Covid-19 kishin refuzuar karantinën dyjavore.