Zjarri shkatërroi kampin, refugjatët do të strehohen në anije
Autoritetet greke janë duke bërë përpjekjet e tyre për të strehuar migrantëttë cilët janë duke qëndruar në qiell të hapur në ishullin e Lesbos pasi zjarrishkatërroi kapin e tyre.
Rreth 13.000 persona kanë kaluar natën në rrugë, fusha dhe në parqe makinash.
Ministri i Migracionit Notis Mitarachi, tha se ka dërguar anije për tëstrehuar përkohësisht në bordin e anijeve 2.000 njerëz.
Gjithashtu ai shtoi se autoritetet janë duke punuar për të siguruar strehimurgjent pranë vendit të shkatërruar të kampit Moria.
“Sot do të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të strehuar menjëherëfamiljet dhe personat në nevojë”- tha ai.
Zjarri shpërtheu rreth orës 00:00 të mesnatës të 9 shtatorit, kur refugjatët dhe migrantët që kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin refuzuan të izoloheshin.