Ambasada në Jeruzalem/ Erdogan u telefonon Thaçit e Vuçiçit. Ja çfarë u diskutua

Pas takimit në Washingtonmes Kosovës dhe Serbisë, presidenti I Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluarnjë bisedë telefonike me homologët e tij Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç.

Sipas mediave turke, nëbisedë u diskutua mbi zhvillimet në rajon dhe forcimin e marrëdhënieve messhteteve.

Nga Drejtoria e Komunikimevee Presidencës së Turqisë bëhet me dije se, tre presidentët ranë dakord tëvazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin mbi çështjet dypalëshe dherajonale.

Javën e shkuar, presidentiserb Aleksander Vuçiç dhe kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti zhvilluan njëtakim në Shtëpinë e Bardhë, nën ndërmjetësimin e qeverisë amerikane dhe kuishte pjesëmarrës edhe vetë presidenti Donald Trump.

Beogradi dhe Prishtina nënshkruan marrëveshje ndaras me SHBA-në në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Jeruzalem, ndërsa Izraeli njohu shtetin e Kosovës.

Turqia dhe Bashkimi Europian e kanë kundërshtuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e selive diplomatike në Izrael nga kryeqyteti Tel Aviv në Jeruzalem, qytet i cili cilësohet i shenjtë edhe nga besimtarët myslimanë.