Moska për Uashingtonin: Mbështesim çdo marrëveshje të arritur vullnetarisht mes Serbisë dhe Kosovës
Ministri i Jashtëm rusSergei Lavrov deklaroi se Rusia mbështet çdo marrëveshje që Beogradi dhePrishtina arrijnë vullnetarisht.
Moskazyrtare ka reaguar për herë të parë lidhur me marrëveshjen në Uashington midisKosovës dhe Serbisë.
Ministrii Jashtëm, Sergei Lavrov, thase Rusia e trajton atë si një marrëveshje të arritur midis atyre palëve dhe seajo ishte bërë në interes të zgjidhjes së situatës.
Nëpërgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Lavrov deklaroi të mërkurën se Rusiambështet të gjitha marrëveshjet e arritura Kosovë-Serbi.
"Ne, natyrisht, siç ka thënë në mënyrë të përsëritur Presidenti Vladimir Putin, do të mbështesim me vendosmëri Serbinë në hapat që gjykon se është e nevojshme të ndërmerren brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ne do të mbështesim të gjitha marrëveshjet e arritura vullnetarisht midis Beogradit dhe Prishtinës," tha Lavrov në një konferencë shtypi në Moskë.
Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin ekonomik, e cila ka 16 pika.
Palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet nëdokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e tyre.
Njëkohësisht, presidenti Trump ka nënshkruarnjë letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guximin lidhur me arritjene përparimit në normalizimin e marrëdhënieve.