Dialogu me Serbinë dhe vizat, Hoti raporton para eurodeputetëve në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Bruksel.
Gjatë vizitës ai dotë takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin eMiqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetë, si dhe Komisioninpër Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do t’udrejtohet eurodeputetëve në Komisionin e Punëve të Jashtme të enjten për tëdiskutuar axhendën e reformave të qeverisë së tij dhe situatën politike në venddhe Ballkanin Perëndimor.
Eurodeputetët gjithashtu do të jenë tëinteresuar të dëgjojnë nga Kryeministri analizën e tij të takimit të fundit tësë premtes në Uashington mbi normalizimin e lidhjeve ekonomike midis Serbisëdhe Kosovës si dhe zhvillimet e fundit në negociatat e tyre të lehtësuara ngaPërfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special për DialogunBeograd-Prishtinë Miroslav Lajčák.
Debati do të prekë gjithashtu vendimin evonuar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pandeminë COVID-19 dhepasojat e saj për vendin dhe rajonin.