Urgjenca e Covid-19, Meksikës po i mbarojnë certifikatat e vdekjes

Disa shteteve në Meksikë po u mbarojnë certifikatat e vdekjes për shkak të rritjes së madhe të numrit të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19. 

Sipas të dhënave zyrtare të lëshuara të premten, koronavirusiu marrë jetën mbi 66,850 njerëzve nga 623,090 persona të infektuar gjithësej.

 Por, sipas vetëqeverisë, shifrat mund të jenë edhe më të larta.

Tre shtete në vështirësi- Një emergjencë e vërtetë për tu menaxhuar, e cila preku kryesisht tre shtete: Baja California, Mexico City dhe Shteti i Meksikës (një shtet federal në jug-qendër të vendit). Vetëm të Premten e kaluar, Zëvendësministri meksikan i Shëndetësisë dhe i ngarkuar me menaxhimin e urgjencës shëndetësore, epidemiologu Hugo Lopez-Gatell, njoftoi se shteti do të shtypte  1.1 milion certifikata të reja dhe se tashmë kishte filluar shpërndarjen e tyre, kryesisht në këto tre shtete që gjenden në vështirësi.

Rreziku shëndetësor - Kjo nuk është vetëm një çështje burokratike. Pa certifikata, nuk është e mundur të varroset i ndjeri dhe për pasojë kjo krijon rreziqe të mëdha shëndetësore. Familjet vuajnë ngaqë nuk janë në gjendje t'u japin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre. 

"Disa familje i mbajnë trupat brenda në shtëpi për katër ose pesë ditë," deklaroi për Wall Street Journal, Eduardo Salinas, pronari i shtëpisë funerale të La Piedad në Cuautitlan - një qytet në veri të qytetit të Meksikës.

Përgjegjësia - SipasShtetit të Meksikës, përgjegjësia do t'i atribuohet ekskluzivisht shkallës sëpandemisë, e cila ka shkaktuar një rritje të vdekjeve që tejkalojnë çdoparashikim. 

Sipas Carlos Aranza, koordinator shëndetësor i shtetittë Meksikës, por edhe çështje burokratike e shtetit.

Çdo vit, qeveria meksikane shtyp dhe shpërndan rreth900,000 certifikata vdekjeje që janë të numëruara dhe të koduara për tëshmangur mashtrimet. Prej tyre, rreth 750 mijë janë përdorur dhe midis 100dhe 150 mijë kanë mbetur. Këtë vit, megjithatë, Shteti i Meksikës kishtekërkuar 50 mijë të tjerë, por s'i mori kurrë. Për të përballuar emergjencënvendosi të përdorë certifikatat e mbetura nga vitet e kaluara ose t'i marrë huaato nga shtetet fqinje.

Ky version konfirmohet gjithashtu nga shtëpitë e voglatë varrimit në Mexico City, i cili deklaroi se në mars certifikatat kishinmbaruar tashmë dhe se mjekët kanë filluar të përdorin ato të viteve tëfundit. Mungesa e certifikatave ka bërë që ata që i posedojnë ka krijuaredhe hapësira për abuzime. Disa mjekë, në vend që t'i lëshojnë dhe t'iplotësojnë ato falas siç kërkohet nga ligji, kërkojnë 300-400 dollarë për çdocertifikatë.