Greqi, digjet kampi i refugjatëve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Kampi i Morias strehon rreth 13 mijë emigrantë,qindra fëmijë.
Mijëra refugjatë që strehohen në Greqi janë nëkërkim të një vendstrehimi të ri pasi kampi i tyre është djegur thuajse plotësisht.Zjarri mendohet se u ndez qëllimisht nga banorët që refuzonin karantinën prejkoronavirusit.
Një mori zjarresh shkatërruan të mërkurënkampin më të madh të refugjatëve në Greqi.
Dhjetëra zjarrfikës dhe helikopterët punuan përtë shuar flakët që mbuluan strehën e përkohshme të 13 mijë emigrantëve rreth orës2 të mëngjesit.
Të gjithë u detyruan të evakuohen në zonat mëtë sigurta dhe në rrugët e ishullit Lesbos.
Kryebashkiaku i qytezës kryesore të ishullittha se zjarri në kampin e Morias u përhap së pari nga brenda, më pas edhe jashtëambienteve.
Në pak orë, temperaturat e larta dogjën plotësishtkontejnerët dhe tendat e strehimores duke u lënë banorëve vetëm pak minuta kohëpër të shpëtuar sendet personale.
Nga flakët u raportuan lëndime të lehta porasnjë rrezik për jetën.
Ndërsa shkaqet nuk janë sqaruar, përflitet përnjë zjarrvënie të qëllimshme.
Që pas zbulimit të një shtetasi somalez më 2shtator, mbi 35 banorë të kampit kanë rezultuar bartës të koronavirusit të ridhe i janë nënshtruar karantinës.
Detyrimi për karantinimin dyjavor të familjarëveu prit me përplasje dhe protesta dhe mendohet se përshkallëzoi në orët e natësme ndezjen e zjarrit.
Për shkak të situatës së krijuar dhe rrezikuttë përhapjes së infeksionit mes emigrantëve, qeveria greke organizoi të mërkurënnjë mbledhje urgjente të kabinetit.
Sfidë për qeverinë mbetet gjetja e njëvendstrehimi të ri provizor për mijëra refugjatët e ardhur aty si pasojë ekrizave kryesisht në Afganistan dhe Siri, dhe synojnë përfundimisht Evropën.
Prania e tyre në ishullin grek Lesbos është kundërshtuar shpeshherë nga banorët vendës.
