Sporti bashkon Shqipëri-Kosovë, krijohet Liga Unike në basketboll

"Tensionet" politike mes Kosovësdhe Shqipërisë duket se i ka sheshuar sporti.

Dy vendet do të kenë një Ligë Unike tëbasketbollit duke bërë bashkimin e këtij sporti.

Në këtë ligë do të marrin pjesë tetëskuadra, katër më të mirat nga dy shtetet.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy federatat.Gjatë ceremonisë të zhvilluar në Tiranë ishin të pranishëm dhe krerët efederatave respektive, Presidenti i Federatës së Basketbollit në Shqipëri, AvniPonari dhe presidenti i Federatës së Basketbollit në Kosovë, Arben Fetahu.

Gjithashtu i pranishëm ishte dhe presidentii FIBA Europe, Turgay Demirel.

Këtë e marrëveshje e ka përshëndetur dhekryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo do të jetë një shtysë për nisma tëtjera Kosovë- Shqipëri, dhe jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera.

Rama:Kjo nisëm hap një rrugë të re, krijon njëmodel, dhe me siguri do të bëhet shtysë për të tjera. Unë s’mundem veçse tapërforcoj mendimin e dhënë këtu nga dy ministret, që ne jemi më shumë se sa mbështetës.Jemi duartrokitës të kësaj nisme dhe të tjera, në funksion të krijimit tëbashkërendimit konkret për të organizuar Liga unike, por jo vetëm në aspektinsportiv, por edhe në drejtime të tjera.

Sigurishtqë ,kjo është paska si veza e Kolombit, që kur e sheh të ndodhi duket sikurështë e çuditshme pse s’ka ndodhur më parë, ose pse ka ndodhur vetëm kjo. Patjetërqë është dashur një periudhë pjekurie e këtyre ideve, dëshirave që kanëekzistuar prej kohësh. E mbaj mend prej kohësh këtë dëshirë, ashtu sikundër nukka qenë ndryshe në anën tjetër.

Ngaana tjetër, shumëçka sot duket e vonuar në fakt, deri përpara jo më shumë se 10vitesh dukej fantashkencë. Sot nuk është më kështu. Krijimi i Ligës Unike shkonnjë hap më tutje, përbën një moment shkuarje në një nivel tjetër në organizimine aktiviteteve të përbashkëta, dhe kam shpresë e besim se kjo do bëhet shtysëpër të tjerët. Aq më tepër që në fushën e sportit ne s;jemi të mëdhenj edhenëse jemi bashkë, jo më të ndarë që jemi shumë të vegjël.