Zëvendës-presidenti afgan i shpëton atentatit me bombë

Zëvendës-presidenti i Afganistanit i ka shpëtuarme vetëm disa plagë të lehta një atentati me bombë të organizuar kundër tij.

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi kryeqytetinafgan shkaktoi të mërkurën të paktën 10 të vdekur.

Nënkryetari 49-vjeçar i shtetit, AmrullahSaleh, së bashku me truprojat, ishin pjesë e konvojit me automjete shtetërore qëpo lëvizte paradite në rrugët e Kabulit drejt presidencës.

"Bombashpërtheu kur isha në makinë. Humba edhe një prej vëllezërve të mi dhe akomanuk ka mbërritur as ambulanca, as policia. Nuk e di çfarë shteti është ky?! Metë dëgjuar shpërthimin mbërrita në vendngjarje. Pashë trupat në tokë, nipin, vëllaindhe kunatën të plagosur."

Zv.presidenti Saleh ka qenë dikur shefi i shërbimeveinformative afgane dhe i ka mbijetuar disa sulmeve terroriste në të kaluarën, përfshirënjë në zyrën e tij që vitin e kaluar shkaktoi 20 viktima.

"Ishteora 7 dhe po shkoja në punë kur ndodhi shpërthimi i fortë. Tani jam mirë pordisa nga rojat e mi janë plagosur. Edhe djali i madh ishte në makinë me mua.Kam vetëm disa djegie në fytyrë dhe duart e vrara."

Incidenti i fundit ndodh teksa Afganistani popërpiqet të arrijë armëpushimin me kryengritësit talibanë, të cilët prej 20vitesh sulmojnë qeverinë qendrore pasi forcat amerikane e detyruan të lëshojnëpushtetin në 2001-in.

Bisedimet e shumëpritura për paqe të përhershmemes palëve pritet të mbahen javën e ardhshme në Katar, sipas marrëveshjes sëdakordësuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Luftëtarët e Talibanit mohuan përfshirjen në sulmin e së mërkurës.

Në foto: Kabul, imazhe nga vendngjarja